“Beselidhja apo Beselikja?” Rama: Debat artificial dhe humbje kohe

  • 4 years ago
Kongresi i Partisë Socialiste u mblodh në ditën e tretë të saj. Këtë të diel, fokusi ishte tek të rinjtë.

Kryeministri Edi Rama, duke iu adresuar të rinjve të forumit rinor, tha se çështja e Presidentit Ilir Meta është një debat artificial dhe është humbje kohe e goditje e shpresës.

?Unë besoj që teknologjia për ne, për PS është një instrument përmes të cilit ne kemi shumë gjëra për të ndarë për të thënë dhe kemi shumë gjëra për t?ia vënë përpara të tjerëve. Nuk është debat, s?mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që artificialisht ka marrë peng mediat për gjithë këtë kohë, Besëlidhja dhe Besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me Besëlidhjen dhe kush është me Besëliken? Pa kuptim, humbje kohe, humbje energjish, degradim dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht?, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se edhe forumi rinor socialist në Shqipëri duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë.

?FRESSH-i duhet të drejtohet nga një djalë dhe nga një vajzë. Hapja e rrugës për më shumë vazja është hapja e rrugës për më shumë mend që ta themi deri në fund?, tha Rama. /tvklan.al