Parukeri i VIP-ave tregon perse e thyen pasqyren

  • 4 years ago
Në studion e ?Rudina? në Tv Klan ka qenë i ftuar parukueri i VIP-ave në Prishtinë, Riza Bajrami, i cili tregon se ky profesion është trashëguar prej 3 brezash në familjen e tij.

Shumë prej personazheve publikë i kanë besuar atij kurimin e pamjes së jashtme.

Por, në një video ai shfaqet duke thyer pasqyrën pasi i ka stiluar flokët një këngëtari. Por përse e ka kryer këtë veprim?

Riza Bajrami: Ajo ka qenë ideja e Besnik Qakës, të cilin e falenderoj shumë sepse unë prej asaj video kam marrë ofertë që të shkoj në 10 seminare në të gjithë Evropën. Dhe kemi pasur fitime marramendëse, dhe arsyeja ka qenë që gjithë parukierat janë interesuar të dinë pse e kemi bërë.

Rudina Magjistari: Edhe në fakt cili ishte qëllimi?

Riza Bajrami: Qëllimi jonë është që Rizës nuk i duhet pasqyra. Riza nuk ka nevojë t?i tregojë klientit sa mirë ja ka prerë flokët, se mirë janë të gjithë. Për atë arsye po e thyejmë pasqyrën edhe mos t?i tregojmë askujt si janë flokët, se mirë janë të gjithë. Kjo është qëllimi.

Rudina Magjistari: Pra, s?ke nevojë të shihesh në pasqyrë. Në momentin që ke vajtur tek Riza, se është e sigurt që të ka prerë flokët bukur, t?i ka krehur bukur, s?ka nevojë, mos u shih fare.