• 4 years ago
?Edhe Rama ka përgjegjësi historike?
Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë emisionit ?Opinion? se opozita bëri gabim historik me largimin nga parlamenti. Sipas kreut të shtetit, edhe kryeministri Rama ka të njëjtat përgjegjësi për faktin që i zëvendësoi ata edhe pse Kushtetuta thotë që duhen 30 ditë për të zëvendësuar një deputet.
?Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t?i zëvendësuar. Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues?, tha Meta.
Ndër të tjera, kreu i shtetit deklaroi se kjo nuk duhet kthyer në një çështje personale mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.
?Po të jetë forcë për forcë, Ilir Meta nuk sjell popullin, por i mjaftojnë 1000 veta si vetja vet?, tha Presidenti, i cili shtoi se në manifestimin e 2 Marsit do të dëgjojë zërin e popullit si President i Republikës së Shqipërisë./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended