Prinderit e vogelushit bejne apel per ndihme

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të dy prindërve, të cilët rrëfyen në studio sesi ndryshoi jeta e tyre pas ardhjes në jetë të djalit.
Pas lindjes, vogëlushi i tyre nuk qau dhe menjëherë nisën komplikacionet dhe fëmija u mbajt me oksigjen dhe më pas u shtrua në reaminacion. Pas kohë më vonë, ata mësuan se fëmija vuan nga sindroma West. Aktualisht, Dorjani është 3 vjeç, nuk leviz ,s?ka isntikte, nuk flet, shikon me veshtiresi dhe nuk e mban dot trupin e tij.
Mjekët i kanë thënë prindërve që djali duhet të trajtohet me fizioterapi dhe me terapi për të folur. Arjani dhe bashkëshortja e tij janë pa punë,familja mbahet me të ardhurat që vijnë nga puna e babait dhe vëllait te Arjanit. Në studio, prindërit e vogëlushit bëjnë apel për ndihmë.