Nadir Mura rrefen rrugetimin e tij me truket e magjise

  • 4 years ago
Iluzionisti i njohur, Nadir Mura ishte i ftuar këtë pasdite në programin ?Rudina?, në TV Klan. Pasioni i tij si iluzionist ka lindur që kur ai ishte 11 vjeç dhe përdoruri shaminë e kuqe të mamasë së tij, për të bërë trukun e tij të parë. Në eksodin masiv të shqiptarëve për në Itali në 1991, Mura shkoi në Itali, vend në të cilin ai zhvilloi gjithë karrierën e tij artistike fillimisht si iluzionist më pas si aktor dhe tashmë edhe si producent dokumentarësh.
Ka marrë pjesë në disa programe të suksesshme në Itali, që prej vitit 1995 me Maurizio Costanzo, Carlo Conti, Pino Insegno, Licia Colò si dhe me aktoren italiane Paola Cortellesi.Por jo vetëm në Itali, Nadir Mura, do të çudiste me iluzionet e tij edhe skenat e spektakleve në Greqi.