HEC shkatërrues në zona të mbrojtura/ “Dragostunja 1” në mes të zonës Shebenik-Jabllanicë

  • 4 years ago
Zonat e mbrojtura në vendin tonë, aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura, një agjenci e cila detyrë kryesore ka moslejimin apo largimin e aktiviteteve të cilat dëmtojnë këto zona.


Rasti më tipik është marrja e vendimit drastik për largimin e guroreve në Malin e Tomorrit, pasi me vendim qeveria kjo zonë ishte shpallur Park Kombëtar.

Por ndërkohë, përpara vitit 2013, u dhanë disa leje për ndërtime hidrocentralesh dhe disa prej tyre në një zonë të mbrojtur siç është ajo e Shebenik Jabllanicë, një ndër parqet më të mëdha kombëtar, me një sipërfaqe prej rreth 34 mijë hektarësh.

Ne do t?iu tregojmë për një HEC të tillë, në këtë zonë, i cili ka dëmtuar natyrën, por edhe rrjedhën e gjallesave ujore dhe jo vetëm.

Kjo që shihni është zona mes fshatit Dragostunj dhe Hotolisht në qytetin e Librazhdit, aty ku në vitin 2009 u dha një leje për ndërtimin e një hidrocentrali. Leja është dhënë një zonë të mbrojtur, ndërkaq lumi është devijuar nëpër tuba e po ashtu në shtratin e tij janë ndërtuar barriera betoni.

Vet kompania, Energy Development Group, në faqen e saj zyrtare thotë se ky projekt, nis nga 1200 metra lartësi dhe në total kapaciteti i këtij HEC-i, është 9.6 MË. Ky Hidrocentral, i ndërtuar në një zonë të mbrojtur, ka një gjatësi prej 10.5 kilometrash, pra tuba ku është mbledhur uji.

Faktin që ky HEC është ndërtuar në zonat e mbrojtura, e konfirmon edhe kjo hartë zyrtare ku shihet qartë se në nivelin 1200 metra ku ka nisur ndërtimi i tij, ndodhet në një sipërfaqe të konsiderueshme në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë.

Aty ku dikur ky lum i tashmë i futur nëpër tuba bashkohej me lumin Shkumbin, tashmë ndodhet kjo derë, e cila nuk lejon që të shihet masakra mjedisore e shkaktuar nga ndërtimi i Hec-it.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HEC#Librazhd#TopChannel

Recommended