3-vjecarja qe qesh nga bombat

  • 4 years ago
Shpërthimet e bombave dhe të shtënat e armëve në rajonin e Idlibit në veri të Sirisë, kjo vajzë 3-vjeçare i merr me të qeshura.

Realitetin tragjik, babai i saj Abdallah Muhammad ia ka kthyer në lojë për të ndihmuar të bijën, që nuk ka njohur paqe që kur ka lindur, t?a kalojë lehtë traumën e luftës.

Me profesion gazetar, Muhamad shprehet se ideja i kishte lindur që kur ishte më e vogël, vajza kishte parë fëmijët që qeshnin duke shpërthyer fishekzjarre për festën e Bajramit. Në këtë mënyrë i kishte shpjeguar se çdo shpërthim ishte fishekzjarr.

?Tani që është më e madhe, kupton edhe dallimin mes bombardimeve të avionëve dhe predhave. Por kur më sheh mua duke qeshur, qesh edhe ajo. Kur kuptojmë që do të ketë një sulm ajror, dal për t?a xhiruar nga ballkoni dhe i them të më ndjekë. Kështu bëhet si lojë, që ajo të mos trembet?.

Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale. Të shumtë ata që kanë hequr paralele me filmin ?Jeta është e bukur?, por në fakt ky është realiteti ku jetojnë qindra mijëra banorë të Idlibit, që kohët e fundit po përballen edhe me sulmet e ashpra të trupave të regjimit të Asadit.

Tv Klan