"Kur nderroi jete nena, kisha vene buzekuq ne shenje respekti"

  • 4 years ago
Iris Luarasi është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Ajo është pedagoge në fakultetin e gazetarisë dhe aktiviste e shoqërisë civile.
E ftuar këtë pasdite në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan Luarasi ka treguar detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.
Në çdo dalje të saj televizive, ajo shfaqet me pamjen e saj të kuruar në detaj dhe sidomos buzët e kuqe. Nuk del kurrë nga shtëpia pa vënë buzëkuq, por dhe nëse ndodh, në momentin e parë që gjen hapësirë e vendos sepse buzëkuqi nuk mungon asnjëherë në çantën e saj.
Irisi është shprehur se edhe ne ceremonitë mortore vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar në këtë mënyrë personin që është larguar.