Europa perfshihet nga stuhia "Ciara", 2 viktima

  • 4 years ago
Viktima, përmbytje masive e dëme të shumta materiale kanë shkaktuar stuhitë e fuqishme, si në Europën Veriore ashtu edhe në Australi. Këto pamje janë xhiruar në Wales, ku shirat e dendur i shndërruan rrugët e qyteteve në lumenj.

Në Britaninë e Madhe numërohet një nga dy viktimat e deritanishme të stuhisë Ciara. Një tjetër preson humbi jetën në Francë.

Të lënduar ka thuajse në të gjitha vendet e veriut të Europës, nga Irlanda, Britania e Madhe, e deri në Gjermani, ku kanë qenë të shumta aksidentet rrugore nga një tjetër stuhi e quajtur Sabine.

Erërat e forta që arritën shpejtësi mbi 140 km/orë përmbysën kamionë nëpër autostrada e thyen pemë nëpër qytete. Pezullime të lëvizjes së trenave ka pasur në disa qytete të këtyre vendeve duke krijuar radhë të gjata nëpër stacione.

Me dhjetëra janë edhe pezullimet e fluturimeve nëpër aeroportet ndërkombëtare, për shkak të problemeve me ulje-ngritjet e avionëve.

Qindra mijëra familje janë pa energji elektrike nëpër këto vende nga thyerja e shtyllave. E njëjta situatë edhe në hemisferën tjetër, në Australi ku dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga cikloni Damien që goditi brigjet lindore.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended