Një “claud” evropian, alternativë ndaj “Microsoft” e “Google”

  • 4 years ago
Gjithçka është e thjeshtë: Hap ?Dropbox? apo ?Google Drive?, ngarko të dhënat ? dhe kudo në botë ku ke internet, ke mundësi aksesi tek të dhënat e tua apo mund t?i ndash ato me të tjerët.


Është shumë komode të përdorësh një ?cloud?. Për persona privatë, sipërmarrje apo institucione, që punojnë njëkohësisht në disa vende.

Deri tani në Evropë ka munguar një infranstrukturë e ngjashme. Blloku evropian ka standarde të larta kur bëhet fjalë për kontrollin e të dhënave dhe transparencën. Ndaj, ky i fundit po tenton të shkëputet nga varësia prej kompanive amerikane, që mbështeten tek interesat komerciale. Por ajo është prapa përsa i takon sovranitetit digjital. Monopolin këtu e mbajnë kompani të mëdha botërore si p.sh. Amazon, Google, Microsoft apo Alibaba. Gati 80 % të informacioneve në botë përhapen nga një numër i vogël kompanish amerikane dhe kineze. E këtu mund të ndihmojë Gaia-X ? një Cloud evropian.

Nisma është ndërmarrë fillimisht nga ministria gjermane e ekonomisë ndërsa projekti është emërtuar si ?një propozim për Evropën? ku tashmë është angazhuar edhe Franca. Puna është në fazat fillestare, megjithatë, thonë zyrtarët, vullneti për konkretizim, ekziston.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cloud#Google#TopChannel

Recommended