Kurti-Thaci, bashkë për Pavarësinë, axhenda e aktiviteteve

  • 4 years ago
Një shtet i vuajtur me një sakrificë shumë vjeçare, një shtet i ndërtuar mbi gjakun e dëshmoreve, sot kremton 12-vjetorin e pavarësi, ndaj duhet të jemi krenar dhe t?i ruajmë këto vlera.


Kështu u tha në një organizim të mbajtur nga shoqata ?Miqtë e Amerikës?, organizuar me ndihmën e drejtorisë arsimore të fushë Kosovës dhe gjimnazit, Hivzi Sulejmani, pranë shtatores së ish presidentit amerikan, Bill Klinton në Prishtinë. Kryetari i shoqatës ?Miqtë e Amerikës?, Agim Rexhepi, tha se nuk janë të kënaqur me veprimet që janë bërë në shtetin e Kosovës. Ai shpreson se e ardhmja do të jetë më e suksesshme.

?E kemi shtetin, jemi shumë të kënaqur që kemi shtet por nuk jemi të kënaqur me veprimet që janë bërë, por shpresojmë që e ardhmja do të jetë shumë e suksesshme sepse kemi një rini të mrekullueshme që po jep ku do në botë kulminante? tha Rexhepi.

Drejtori i shkollës ?Hivzi Sylejmani?, Amir Pllana, deklaroi se i përulen të gjithë atyre që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

?Ne i përulemi veprave 100 vitet e fundit që kemi ardhur deri në këto momente të vitit 2008, janë gjenerata dhe breza që kanë kontribuar nga viti 1912 deri në vitin 2008. Ne i përulemi veprës së presidentit Ibrahim Rugova, veprës së komandantit Adem Jasharit, i përulemi të gjithë martirëve të Kosovës të cilët i vunë bazat dhe themelet e Kosovës, ne po ashtu i përulemi ndihmës së miqve, të faktorit ndërkombëtar, në krye me SHBA-të dhe aleatët evropian? tha Pllana.

Aktivitetet për kremtimin e 12-vjetorit të Pavarësisë, filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësit, duke vazhduar me vendosjen e flamujve, Korin e grave ?Negjmije Pagarusha?, ekspozitë të fotografive të disa personaliteteve që ndikuan në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe u përmbyllen me dhurimin e flamujve të Kosovës, SHBA-ve e shteteve të ndryshme mike, qytetarëve të rastit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#AlbinKurti#TopChannel

Recommended