Basha paralajmeron qeverine: Opozita dhe populli do marrin vendime

  • 4 years ago
Kreu i opozitës Lulizm Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se takimi me delegacionin e Venecias ishte shumë i frytshëm.

Basha theksoi sërish se Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese, ndërsa përgjegjësitë i drejtoi mbi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë kreu i PD tha se opozita sakrifikoi për zgjidhjen e krizës politike duke djegur mandatet, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca do të përdorë ?në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm?, opozita dhe populli do të marrin vendime.
Ne sakrifikuam gjithçka për t?i hapur rrugën një zgjidhjeje politike, por nëse pala tjetër do përdor në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin?. /tvklan.al