Protesta në Trepçë, pakënaqësi me punësimet

  • 4 years ago
Në shenjë pakënaqësie me procesin e punësimit në ndërmarrjen Trepça, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, bllokuan mëngjesin e të enjtes për rreth 40 minuta rrugën Mitrovicë-Stantërg.


Ata vendosën fillimisht në rrugë disa automjete, duke pezulluar kështu lëvizjen nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas. Ata ndaluan në këtë mënyrë edhe mbërritjen në punë të shumë minatorëve nga Mitrovica në minierën e Stantërgut, ndërsa më vonë, protestuesit lejuan qarkullimin e automjeteve të vogla, por jo edhe të autobusëve me punëtorë. Ka patur edhe momente tensioni kur protestuesit identifikonin punëtorët që udhëtonin me automjetet e tyre, duke i kthyer mbrapsht.

?Kemi kërkuar nga minatorët që të na përkrahin, na kanë përkrahur pjesërisht, prandaj kemi dashur me i ndalë njerëzit dhe në mënyrë të organizuar mos me i lënë me shku në punë?Kemi kërkuar përgjigje nga kryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje?.

Sipas zyrtarëve të policisë rajonale pas një komunikimi me protestuesit ata u bindën të zhbllokonin rrugën ndërkohë që nuk janë shënuar incidente në protestë.

?Gjatë protestës nuk kemi pasur ndonjë incident në raport me qytetarët as me protestuesit. Nuk kemi të arrestuar as të lënduar për momentin dhe rruga është liruar në tërësi dhe po funksionon normalisht?.

Pas zhbllokimit të rrugës, protestuesit vazhduan demonstrimin e tyre para hyrjes së minierës në Stantërg.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protesta#Mitrovice#TopChannel

Recommended