Wake Up/ Tani librat mund ti dëgjosh shqip në plaformën audiobooks.al

  • 4 years ago
Audiobooks është një projekt mjaft interesant i njohur në të gjithë botën, i cili të mundëson që librat t'i dëgjosh në versionin audio. Për shumë njerëz kjo është një praktikë tepër komode pasi ju duhen vetëm një palë kufje dhe një pajisje teknologjike për të "shfletuar" librin e tyre të preferuar. Tashmë ky projekt është realizuar edhe në Shqipëri dhe të gjithë të interesuarit mund të marrin më shumë informacion në audiobooks.al. Në këtë site audiobooks janë të ndarë sipas kategorive të tilla si: përrallat, romanet, klasikët, bestseller, letërsi shqipe, histori, filozofi, ekonomi-biznes, etj. Deri tani në këtë site janë 130 libra që mund të dëgjohen në gjuhën shqipe në të gjithë botën. Audiobooks është një mundësi e mirë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të lexojnë, që nuk kanë kohë, që nuk e kanë librin fizikisht apo për arsye të tjera. Projekti në fjalë ka nisur në vitin 2016 me regjistrimin e librave të parë dhe në vitin 2019 u lan?ua për publikun. Deri më tani ka më shumë se 5000 përdorues të këtij ëebsite që e shfrytëzojnë për librat e tyre të preferuar.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended