Lodrat me kimikate dhe toksina

  • 5 years ago
Në tregun shqiptar , shumica e lodrave për fëmijë janë prodhim kinez dhe pa markimin ?CE? duke i bëre të rrezikshme për shëndetin.
Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së tregut, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30 % kimikate dhe toksina në përbërjen e tyre. Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje të lartë e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.
?Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin ?CE?. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës?.
Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat ,organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës, futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?
?Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin ?CE?.
Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Por sipas një marrëveshje të nënshkruar mes doganave dhe ISHMT, tashmë për çdo produkt lodër apo elektrike duhet të njoftohet inspektoriati për inspketim. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin ?CE? do të asgjësohen.

Category

Recommended