Diagnoze - A do te kete kontroll tjeter per cilesine e ilaceve ne Shqiperi? (08 shkurt 2020)

  • 4 years ago
www.tvklan.al Emision nga Freskida Miloti ne KLAN Plus

Këtë të shtunë, në emisionin #Diagnozë nga Freskida Miloti, ishte i ftuar farmacisti Admir Malaj. Gjatë minutave të emisionit u diskutua se si u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në Konventën Europiane të Farmakopesë, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që përcakton standardet e cilësisë dhe kontrollit për sektorin farmaceutik. Admir Malaj ishte nismëtari kryesor që bëri të mundur së bashku me institucionet shqiptare dhe ndërkombëtar që të arrihet ky anëtarësim. A do të ketë një kontroll tjetër për cilësinë e ilaçeve në Shqipëri?