Nis te premten rivleresimi i pasurive

  • 4 years ago
Ditën e premte të gjithë qytetarët që kërkojnë të rivlerësojnë pasurinë e tyre mund të nisin procedurat e aplikimit në dy rrugë, ose përmes sporteleve të Agjencisë së Shërbimeve të Integruara ose online në platformën e-Albania.

Kreu i Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Artan Lame, tha se afati nga dorëzimi i kërkesës deri në mbylljen e procedurës do të zgjatë 5 ditë, ndërsa për muajt Shkurt dhe Mars prioritet do të kenë personat që kanë shtëpinë në shitje ose kërkojnë që të lenë pasurinë kolateral në bankë.

?Përgjatë muajve Shkurt dhe Mars do të kryhen procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre. Në vijim deri në muajin Shtator, kur mbyllet ky proces, do të vijojmë shërbimin për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuar?.

Rivlerësimi po nis një muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi, për shkak se udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës u publikua në Fletoren Zyrtare vetëm një ditë më parë, por këtë herë do të përfitojnë edhe pasuritë që kanë leje legalizimi.

?Procesi i rivlerësimit kësaj radhe do të ketë këto dy risi: Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetarët. Do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces regjistrimi në Kadastër?.

Rivlerësimi i banesave është një mundësi që qeveria e jep për herë të katërt për qytetarët, duke bërë që ata të paguajnë tatim në burim të pasurisë së tyre në masën 3% deri në fund të Gushtit nga 15% që është aktualisht në ligj.

Nga kjo nisëm qeveria pret të gjenerojë 40 milionë Dollarë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, ndërsa vlerësohet se do të jenë mbi 50 mijë pasuri që do të përfitojnë nga ulja e tatimit mbi fitimin.

Tv Klan

Recommended