Report TV -Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, peng i VKM

  • 4 years ago
Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga fillimi i zbatimit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, procesi ende ka mbetur pezull. Kjo pasi Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës ende nuk kanë përfunduar së hartuari udhëzimin dhe VKM-në përkatëse që të plotësohet baza ligjore, e më pas të nisë rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.