Ditë e tretë e punës së Operacionit Forca e Ligjit ka vijuar me dërgimin e kërkesave për deklarimin e burimeve të pasurisë ndaj tre subjekteve të cilët dyshohen për aktivitetet e tyre kriminale.
Bëhet fjale për Dashamir Gjokën, Emiljano Hysenaj dhe kushëriri i tij Edlir Hysenaj, të tre banues në qytetin e Durrësit.
Subjekti i OFL-së Dashamir Gjoka, rezulton të jetë i dënuar në Itali për trafikim të qënieve njerëzore. Në vitin 2017, ndaj të njohurit ndryshe Dash Gjoka, bëhet një atentat në zonën e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.
Ai ishte në makinë së bashku me vajzën e tij, por i shpërtuan këtij atentati falë makinës së blinduar. Me hërët në vitin 2015 prokuroria e Krimeve të Rënda, vendos që të sekuestrojë pasurinë e Dashamir Gjokës, ndërsa në vitin 2017, Antimafia konfiskon një pasuri rreth 200 milionë lekë të tij.
Subjekti i dytë Emiljano Hysenaj, i dënuar në gjermani për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Në vitin 2018, ai u arrestua në po Gjermani, së bashku me 12 shqiptarë të tjerë, me 1.8 ton kokainë, vlera e së cilës në treg përllogaritej rreth 400 milionë euro.
Subjekti i tretë, Edlir Hysenaj rezulton të jetë kushëriri i Emiljano Hysenajt. Sipas policisë, ai zotëron pasuri, me prejardhje të aktiviteteve kriminale. Dyshimet janë se Emiljano ia ka kaluar një pjesë të pasurisë së tij, të fituar përmes aktiviteteve kriminale, Edlirit Hysenajt, me qëllim fshehjen e të ardhurave.
Të tre këta subjekte kanë vetëm 48 orë kohë për t?iu përgjigjur pyetjeve të Operacionit Forca e Ligjit, e cila më pas do të përgatisë një dosje që do të dërgohet në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion, SPAK.
SPAK, brenda 15 ditëve duhet të bëjë vlerësimin e këtyre subjekteve dhe pasurisë së tyre, për t?i kërkuar më pas Gjykatës Speciale, masën e sekuestrimit të pasurisë. Dhe jo më shumë se gjashtë muaj, kjo gjykatë duhet të dal me vendim për konfiskimin përfundimtar të pasurive të subjekteve.
Në dy ditë, Operacioni Forca e Ligjit, ka sekuestruar Kompleksin Goldën dhe një Karburant në shijakt, në Pronësi të Altin Hajrit, i dëshuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Si dhe sekuestroi në shkodër, disa vila, automjete, banesa dhe sipërfaqe toke në pronësi të Gentian Funiqit apo Gentian Doci, Aldo Majnishta, Ardian Docaj, Artan Docaj, Martin Bleta dhe një tjetër person me inicialet M.D, edhe këta të dyshuar si rrëmbyesit e Jan Prengës.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ForcaeLigjit#DashamirGjoka#TopChannel

Category
📺
TV