Zjarr ne banese, humb jeten 70-vjecari

  • 4 years ago
Një 70-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët në lagjen ?Ahmet Haxhija? në Shkodër.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, shpëtimi i Ismet Abdurrahmanit ishte i pamundur, për shkak se flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, ndërsa dera e jashtme ishte e blinduar.

Në fillim u tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërsa 70-vjeçari gjendej i vetëm në banesë.

Por burime nga policia thanë se i moshuari ka pasur probleme me bashkëshorten kohët e fundit dhe kishte tentuar edhe më herët t?i vinte zjarrin banesës.

Policia tha se po heton edhe pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

Tv Klan