• 4 years ago
?Lufta? me peshën trupore është një nga ato betejat më të ashpra me veten. Sidomos kur të njohin të gjithë sepse ke angazhime publike për shkak të profilit dhe punës që bën, transformimet fizike janë të parat që bien në sy. Në botë, për shumë personazhe publike është bërë thuajse krejt normale ngushtimi i stomakut me qëllim uljen e peshës.
Nga aktorët e Hollivudit deri te yjet e muzikës apo figurat kryesore të mediave ndërkombëtare, të gjithë duket se kanë ndryshuar tërësisht dhe tashmë janë futur në një fazë të dytë të karrierave të tyre. Nga Dru Kerej, Xhon Gudman, te Areta Frenklin, Maraja Keri apo Opra Uinfrei i kishin konsideruar të humbura betejat e tyre me rënien në peshë dhe më në fund gjetën zgjidhje të bypass-i gastrik. Ndër vite, por sidomos këto kohët e fundit, kanë qenë të shumtë të famshmit shqiptarë që na kanë befasuar me ndryshimet e tyre në pamjen e jashtme, por disa syresh prej tyre kanë dalluar më tepër për një detaj: dobësimin drastik dhe rrëzimin e shumë kilogramëve brenda një periudhe të shkurtër kohore. Shumë rpej tyre kanë pranuar se kanë kryer ngushtimi e stomakut në mënyrë kirurgjikale. Këngëtarët Big Mama, Vedat Ademi, Fifi, Linda Halimi apo personazhe të tjerë të ekranit si Julian Deda apo Olti Curri madje nuk kanë ngurruar të ndajnë përvojën e tyre edhe me publikun e gjerë. Pavarësisht se rrugëtimet i kanë pasur personal, rrëfimet e tyre bashkohen në një temë të përbashkët: Vendoësn të bënin ngushtimin e stomakut pas probleme serioze që po u shfaqeshin me shëndetin si kolesteroli i lartë apo diabeti.
Baloni intragastrik këshillohet nga mjekët vetëm kur gjithçka tjetër nuk funksionon, përfshi edhe vullnetin tuaj për të rënë në peshë. Një balon i mbushur me solucion fiziologjik vendoset në stomakun tuaj, i cili ju ndihmon dobësoheni duke pakësuar oreksin tuaj! Kjo metodë ju bën të ngopeni shpejt dhe në këtë mënyrë sasia e ushqimit që do të konsumoni në vazhdimësi do të reduktohet ndjeshëm. Por a është gjithçka kaq e lehtë??


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended