Inxhinieri për Report TV: Para rindërtimit, emergjencë studimi sizmiologjik!

  • 5 years ago
TIRANË- Për inxhinierin Dhimitër Papa më shumë se sa rindërtimi, emergjencë është bërja e studimeve sizmiologjike, nisur dhe nga fakti që po vijojnë lëkundjet. I ftuar në studio, në hapësirën e edicionit qendror në Report Tv, për të folur për gjendjen e ndërtesave në një kohë kur lëkundjet nuk po ndalojnë, Papa tha se ndikimi është i pashmangshëm, ose siç ai e quan në terma më teknik, "i lodh banesat" duke rritur rrezikun. Theksin e vendosë në bërjen e hartave të reja sizmike për ndërtuesit në Shqipëri dhe për të vënë në pah rëndësinë e studimeve paraprake para se të bëhet ndërtimi ka dhënë një shembull të thjeshtë.

Recommended