Borrel viziton te enjten Kosoven

  • 4 years ago
Fillimisht do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të vazhduar më pas takimet edhe me partitë politike.

Ai do të qëndrojë edhe në Koorporatën Energjeteke të Kosovës në Obiliq për të përfunduar vizitën e tij në Kosovë në qytetin e Prizrenit.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalie Apostolova tha se prioritet i BE-së mbetet dialogu Prishtinë-Beograd.

?Gjithmonë normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është në top axhendën e BE-së, sigurisht që edhe për këtë ai do të bisedojë me të gjithë?.

Për Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, vizita e Borrelit në Kosovë është e mirëseardhur. Ai shpreson se Borell nuk do të veprojë si Mogherini me dialogun Prishtinë-Beograd.

?Ka qenë katastrof dialogu i BE-së i udhëhequr nga Mogherini, ende është herët të flasim çfarë qasje do të merr z.Borell. Nëse vazhdohet rruga e Mogherinit keq është. Nëse kthehet në mënyrën si është bartë në Berlin dhe tash si është angazhuar Washingtoni atëherë besoj që ka shpresë?.

Pas Prishtinës, Borreli pritet të vizitojë edhe Beogradin. Ai po viziton Kosovën një javë pasi në Kosovë ishte i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili kërkoi arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended