Eksod masiv nga Idlibi

  • 5 years ago
Nuk ka të ndalur eksodi masiv nga Idlibi, ndër të paktët qytete që ende nuk janë rimarrë nën kontroll nga regjimi i Bashar al Asadit. Rreth 40 mijë civilë kanë marrë arratinë nga ky qytet për shkak të përplasjeve të armatosura mes grupeve rebele dhe forcave qeveritare, që kanë rrethuar qytetin prej më shumë se një viti.

Në fillim të këtij viti, palët ranë dakord për një armëpushim pa afat që i hapte rrugë dialogut. Armëpushimi u ndërmjetësua nga Rusia dhe Turqia, por ushtria ruse vijon të ndihmojë forcat aleate të Bashar al Asadit në operacionet për rimarrjen nën kontroll të këtyre territoreve.

Prej Nëntorit të vitit të kaluar mbi 500 mijë banorë kanë braktisur qytetin dhe po jetojnë në çadra në zonat rurale dhe fushat pranë kufirit me Turqinë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka bërë vazhdimisht thirrje faktorit ndërkombëtar të përfshihet në zgjidhjen e krizës siriane, pasi në të kundërt do të hapë sërish dyert për refugjatët drejt Europës.

Tv Klan

Recommended