Xhaxhai i vrau te emen, 18-vjeçarja: Mami i dha leke polices qe ta mbronte

  • 5 years ago
Vrasja e Paskuqanit mesnatën e 9 Janarit, tronditi mbarë opinionin publik. Enkeleda Çapoku u dhunua me sende të forta nga kunati i saj Erdet Çapoku, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.

Vajza e viktimës, 18-vjeçarja S. Çapoku, në rrëfimin ekskluziv për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, tregon se ajo dhe mamaja e saj e ndjerë kishin shkuar në Komisariatin Nr.5 të policisë në Kamëz për të denoncuar Erdet Çapokun.

Gjatë intervistës, 18-vjeçarja thotë se e ëma e saj i kishte dhënë para në dorë oficeres së policisë gjyqësore në Komisariatin Nr.5, për ta mbrojtur nga kunati, pasi ndihej e kërcënuar prej tij.

Enkeleda kërkonte mbrojtje për shkak se Erdeti e përndiqte dhe e kërcënonte. Për këtë arsye, ajo e kishte kallëzuar.

Emisioni ?Uniko? ka arritur të sigurojë kallëzimin që Enkeleda Çapoku kishte bërë ndaj kunatit. Ky kallëzim mban datën 19 Shtator 2019. Oficerët e policisë së Komisariatit Nr.5 në Kamëz e kishin referuar këtë denoncim për veprën penale të përndjekjes.

S.Çapoku: Ai jetoi 1 muaj me ne, kishte ardhur nga Tepelena për të jetuar, ngaqë babi ishte në burg. Dhe për të ndihmuar babin me letrat, ai ndenji tek ne deri sa mami i dha një mundësi për të gjetur shtëpi me qira më vete. Mami e përzuri nga shtëpia sepse filluan konfliktet nga ana ekonomike. Filluan duke u zënë për anën financiare, plus që babi i tha dhe mamit që ta përzinte nga shtëpia. Sepse unë i thashë babit që nuk e dua në shtëpi. Doli në shtëpi më vete, ai filloi që të kishte konflikt edhe me mua, por edhe me mamin. Ishte një konflikt i fortë, i egër, na dilte në rrugë, na kërcënonte, na shantazhonte. Na thoshte ?do ju vras?. Sepse ngaqë mami im e përzuri nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat që të bënte denoncimin.

Spartak Koka: Kur është bërë ky denoncim? Sepse në media dhe në komunikime që është bërë me policinë, është thënë nuk ka urdhër-mbrojtje. Ka patur një paraqitje pranë policisë, pastaj pajtim. Cila është e vërteta?

S.Çapoku: Asnjëherë nuk ka pasur pajtim.

Spartak Koka: Në polici ju keni bërë kallëzim?

S.Çapoku: Po.

Spartak Koka: Pra ju keni firmosur një kallëzim ndaj Erdetit?

S.Çapoku: Po. Mami bëri denoncimin ngaqë ai e kërcënonte mamin. I kishte thënë mamit që do të fus plumbin.

Spartak Koka: Përse?

S.Çapoku: Arsyen e saktë nuk e di, por si duket ngaqë mami e ka përzënë nga shtëpia dhe mbante inat pse e përzuri. Mami nuk i foli fare sepse në ato momente erdhi furgoni dhe mami iku në punë.

Spartak Koka: Policisë kur ju drejtuat?

S.Çapoku: Nga ora 4 pasi mami im la punën, ne shkuam në komisariat. Edhe mami im bëri denoncimin.

Spartak Koka: Bëhet fjalë për këtë denoncim të datës 19 Shtator 2019. Emisioni Uniko ka arritur të sigurojë një dokument nga Policia e Shtetit, i cili provon se Enkeleda Çapoku është drejtuar në Komisariatin Nr.5, aty ku ka bërë dhe një kallëzim, dhe teksti i kallëzimit dhe i referimit të materialeve në Prokurori është ky: ?Më datën 19 Shtator 2019 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës s...

Recommended