Dokumentari “Us Kids”, dedikuar të mbijetuarve të Parklandit

  • 5 years ago
?US KIDS?, i shfaqur premierë në festivalin e filmit Sundance në Utah, është një dokumentar që ndjek të mbijetuarit e sulmit të 2018 në gjimnazin e Parklandit, aktivizimin e tyre politik si edhe pasqyron shpresat e një kombi me rini të traumatizuar.


Regjisori Kim A Snyder, thotë se bëhet fjalë për një film që sheh nga e ardhmja. Njerëzit, thotë ai, duhet të flasin në mënyrë që dhuna me armë zjarri të vendoset në krye të agjendës së politikës në këtë vend, sepse është e papërballueshme, është një krizë e shëndetit publik.
?
?Gjithçka tregohet përmes këndvështrimit të të rinjve dhe mund të mësosh shumë për zemërimin, frustrimin, traumën dhe transformimin por edhe për vendosmërinë dhe shpresën?.

Vetë protagonistët, kanë qenë shumë të traumatizuar pas ngjarjes së 14 shkurtit 2018, kur një person i armatosur hapi zjarr me një pushjë gjysmë automatike në shkollën Marjory Stoneman Douglas, në Parkland të Floridës duke i marrë jetën 17 personave dhe duke lënduar 17 të tjerë. Regjisori Snyder, i ka ndjekur ata në të gjithë vendin, përgjatë verës së shkuar. Nisur nga ajo që kanë përjetuar, të rinjtë u angazhuan në një fushatë kundër armëve dhe zëri i tyre është dëgjuar fort.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#USKIDS#Parkland#TopChannel

Recommended