Deklarimi i Pasurive, Thoma Gëllçi - (17 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Publikimi i pasurive të ministrave dhe zyrtarëve të lartë nuk do të rifilloj përsa kohë qeveria nuk ka përcaktuar një strukturë të veçantë. Vitin e kaluar kur Majko ishte kryeministër lëshoi një urdhër për publikimin e pasurive të ministrave të kabinetit të tij si dhe përsonelit kryesor të këtyre dikastereve. Ai ngarkoi ish-ministrin e informacionit për të realizuar publikimin, por u publikuan vetëm 4 ministri dhe të tjerat u ndërprenë.

Drejtori i departamentit të Informacionit në kryeministri Thoma Gëllçi ka shpjeguar sot arsyet e kësaj ndërpreje. Megjithatë ai është i mendimit se deklarimi i vërtetë i pasurive nuk për tu bërë ndonjëherë në këtë mënyrë.

Thoma Gëllçi:- ?Ministria e Informacionit nuk përfshihej në strukturat e qeverisë së re. Nuk kishte një njeri apo një organizëm të posaçëm për publikimin e këtyre formulareve të cilët janë dorzuar nga të gjithë ministrat dhe qeveritarët e tjerë të lartë të shtetit. Ministria e Informacionit kishte strukturat dhe njerëzit e duhur që mereshin me këtë punë kurse ne jemi 3-4 veta dhe shumë të ngarkuar me punë dhe nuk mund të meremi me një punë tjetër mbi. Nëse ne ngarkohemi me këtë punë duhet të na miratohen edhe strukturat përkatëse. Unë mendoj se ka vlerë publikimi i pasurive të atyre që largohen nga posti?.

Përsa kohë që qeveria shqiptare do të gjej formën e duhur për të detyruar zyrtarët të tregojnë xhepat ata do të kenë kohë ta shtojnë dhe shumojnë pasurinë e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Category

📺
TV

Recommended