Report TV -PD çon në SPAK koncesionin e checkup-itt, Vokshi: Të hetohet

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka çuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen e koncesionit të Checkup-it. Me anë të ish deputetes Albana Vokshi, PD hedh akuza duke e quajtur koncesionin e checkup-it si korruptiv. Vokshi ka kërkuar nga SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që sipas saj vjedh shqiptarët.

Ndër të tjera Vokshi tha se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave. Ish deputetja demokrate tha ndër të tjera se Checkup-i nuk është falas, siç ka thënë kryeministri Rama.