Report TV - PD kallëzim penal për Veliajn, shkeli ligjin me koncesionin e Besnik Sulës‏

  • 8 years ago
TIRANE - Demokratët i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal për kryebashkiakun Erion Veliaj, për procedurat e ndjekura për parkingun te parku "Rinia".

Drejtuesja e departamentit anti-korrupsion në PD Lealba Pelinku tha se rruga e ndjekur nga kryebashkiaku për këtë koncesion është në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi.

?Në mënyrë që të shmangte ato hallka proceduriale të detyrueshme siç është negocimi me operatorin e shpallur, i renditur i pari Shoqëria Taivan SHPK shmangu dhënien më shkrim por prapë të detyrueshme. Dhënien e miratimit me shkrim nga ana e njësisë së trajtimit të konçensioneve. dhe hallvën e pjekur ia dërgoi këshillit bashkiak për të marrë vendime në lidhje me miratimin e kushteve të kontratës konçensionare? ka thënë Pelinku.

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës tha se çdo vendim është marrë në terr informative nga kryebashkiaku i cili sipas tij ka refuzuar madje edhe të mbledhë këshillin për dy muaj. Leonard Olli paralajmëroi një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

?Jemi përpara një akti do të thoja i pa precedent. si kundër ka të bëjë, mos informimi i këshilltarëve . Kemi jo thjeshtë dhe vetëm shkeljen e ligjit për pushtetin vendor jo thjeshtë dhe vetëm shkeljen e rregullores së Këshillit bashkiak dhe funksionimit të administratës së Bashkisë por mbi të gjitha tashmë jemi në parametra të antikushtetuetshmërisë absolute sepse nuk po informohet opinioni publik? ka thënë Olli.