Amerikanët mbledhin politikanët - (16 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Amerikanët do të mbledhin politikanët shqiptar të pozitës dhe opozitës në një tryezë të përbashkët më 4 Maj në Uashington. Inisiativa më e re amerikane për këtë pakt politik do ti hapte rrugën mbeshtetjes së duhur për realizimin e projekteve të paktit të stabilitetit.

Ky fakt është publikuar para gazetarëve nga drejtori i institutit amerikan për studime ndërkombëtare Janush Bugajski. Kjo tryezë e politikanëve shqiptar do të pasohet nga vizita e kryeministrit Meta në SHBA gjatë muajit Korrik.

Bugajski dhe përfaqësuesi i qendrës amerikane Marshall Daniel Nelsen, theksuan që një pjesë e parave që jepen në kuadër të paktit të stabilitetit jane donde të trashëguara dhe të ricikluara në vite. Ata ishin pesimist për rolin e koordinatorit të BE për paktin e stabilitetit Omba./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Category

📺
TV

Recommended