Dyqanet e kateve të para - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dikur në ndarjen e apartamenteve lufta bëhej për të mos marrë katin e parë dhe katin më të lartë. Kati i lartë ishte i vështirë përshkak se nuk arrin uji dhe taraca nxehet shumë në verë. Ndërsa katet e para ishin të besdisshëm prej lagështirës dhe zhurmave të rrugës. Por sot vlera e kateve të para ka ndryshuar plotësisht.

Pas shembjes së kioskave tregtarët filluan të kërkojnë dyqane me mure të qëndrueshëm. Mjediset më të përshtatshëm për tregti duket se janë katet e para. Por në shqipëri në të shumtën e rasteve ato kanë qenë projektuar për shtëpi banimi dhe për të kryer shndërrimin në dyqane filluan të prishin muret e kateve përdhese madje edhe themelet, pa pyetur shumë nëse pikërisht ato mure mbajnë gjithë ndërtesën.

Si ata që shesin shtëpitë ashtu dhe ata që i blejnë për ti transformuar më pas, mendojnë vetëm për fitimin e momentit. Arkitektët dhe ndërtuesit e dikurshëm i kanë projektuar muret për të mbajtur një peshë të caktuar, me modifikimet e apartamenteve në mjaft vende godinat janë dobësuar. Disa e dinë që Tirana është zonë sizmike dhe hera herës goditet nga tërmete të fuqishëm./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti