Avioni automatik, Airbus e teston me sukses

  • 5 years ago
E ardhmja është këtu! Pas dekadash gjatë të cilave avionët autonomë ishin thjeshtë ide, AIRBUS ka testuar me sukses ngritjen në fluturim në mënyrë automatike të një avioni në aeroportin e Tuluzës në Francë, bashkë me një seri testimesh të suksesshme të autopilotit.


Avioni A350-1000 kreu tetë ngritje automatike në një periudhë prej katër orësh e gjysmë, falë teknologjisë së re të njohjes së imazhit të instaluar në të. Airbus ka konfirmuar se hapat e rinj janë teste mbi vizionin automatik dhe atë të uljes, që do të performohet më vonë, këtë vit. Ideja e avionëve komercial tërësisht automatikë, është hedhur prej dekadash ndërkohë që një sondazh i kryer në 2019, ka arritur në përfundimin se 70 për qind e 22 mijë udhëtarëve janë të gatshëm të fluturojnë në një avion tërësisht automatik.

Sidoqoftë, incidente si ato të Boeing 737 max ngrenë pikëpyetje për çështjet e sigurisë në avionët plotësisht automatikë. Sidoqoftë, pavarësisht testimeve të suksesshme, mund të mos ketë asnjëherë një avion tërësisht automatik, pasi qëllimi nuk ka qenë asnjëherë ai i zëvendësimit të pilotëve. Sipas Airbus, misioni i tyre nuk është të bëhet përpara me autonominë si një objektiv në vetvete por të përmirësohen operacionet e fluturimit dhe ajo e avionëve në tërësi. Qëllimi është që të përmirësohet operacioni i fluturimit në mënyrë që një pilot të fokusohet më shumë tek vendimmarrja strategjike dhe menaxhimi i misionit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Airbus#TopChannel

Recommended