Murgesha Bernarda - (13 Prill 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Secili nga ne kur mendon për të ardhmen thur lloj loj ëndrrash dhe për secilin nga ne e ardhmja është sa mister aq edhe aventurë. Ndërsa për motrat murgesha e tashmja dhe e ardhmja janë një, përkushtim dhe adhurim vetëm ndaj zotit. Motër Bernarda ka lindur në Prizëren të Kosovës, që prej 30 vjetësh ajo ka hyrë në këtë rrugë të cilën është betuar se do ta ndjek deri në frymën e fundit.

Për shumë nga ne jeta e motrave duket një sakrificë dhe vuajtje e madhe, por për ato që adhurojnë zotin kjo është rruga e vetme e lumturisë së vërtetë. Motër Bernarda tregon se për tu pranuar murgeshë duhen plotësuar disa kushte.

Përkushtimi i përjetëshëm ndaj zotit sjell mjaft sakrifica në rrugën e këtyre motrave. Aty ku ka luftra, katastrofa apo sëmundje patjetër do të jenë edhe motrat. Gjatë konfliktit në Kosovë motër Bernarda ishte njëra prej atyre që ndihmuan të ardhurit dhe të plagosurit. Ndërsa bashkëkombasit e saj largoheshin nga shtëpitë kjo grua u nis drejt vendlindjes në flakë dhe mori prej andej familjen e saj dhe disa familje të tjera. Ky ishte ndër të paktat raste që motër Bernarda pa nënën, babanë dhe vëllezrit.

Sakrifica dhe përkushtimi i tyre në këtë jubile të krishtërimit është shembull se sikur të paktën pak mi uta ta çonim mendjen tek zoti, çdo ditë jeta jonë do të ishte shumë më ndryshe./tvklan.al

Recommended