"Kam vuajtur shume", kengetarja flet per periudhen e veshtire

  • 4 years ago
Këngëtarja Anjeza Branka ka spikatur me performancat dhe zërin e saj në skenë. Ajo ka preferuar që prej kohësh të mos dalë në media apo në intervista, ndonëse gjithmonë ka qenë aktive me projektet e reja muzikore. E ftuar në programin ?Rudina? në Tv Klan, këngëtarja ka folur për jetën e saj private, por edhe profesionale.
Në moshën 9 vjeçare, Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme si kamariere, banakiere dhe menaxhere lokali.
Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore. Në po këtë vit, Anjeza mori pjesë në Festivalin e 38-të në RTSH me këngën ?Hosana?.