Koncesioni i sterilizimit, SPAK nis marrjen ne pyetje

  • 4 years ago
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas padisë nga ?Nisma Thurrje? për koncesionin e sterilizimit është vendosur në lëvizje duke nisur pyetjen e personave që kanë dijeni lidhur me këtë kontratë.

Paraditen e së martës është marrë në pyetje ekonomisti i ?Nismës Thurrje?, Pano Sako. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë, ndërsa u thirr në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Një ditë më parë ka dhënë dëshminë e tij edhe mjeku Artan Koni. Koni, në Dhjetor të 2019-s, përmes një video-mesazhi denoncoi se ?para koncesionit kostoja e setit kirurgjikal kushtonte vetëm 2.4 Euro dhe kostot nuk ndërhynin në numrin e operacioneve, sot pas koncesionit ne paguajmë mesatarisht 190 Euro për set kirurgjikal?.

Përfaqësues të ?Nismës Thurrje? kanë kallëzuar penalisht më 23 Dhjetor të vitit të kaluar, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.

Tv Klan