64-vjeçari kerkon prinderit biologjike

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli sot historinë e një 64-vjeçari, i cili prej vitesh kërkon nënën e tij biologjike. Syrja Basha kur ishte 7 vjeç mëson nga shoku i klasës se nuk ishte fëmija biologjik i prindërve me të cilët jetonte.

Ai më vonë mëson se ata nuk mund të lindnin dot fëmijë dhe prandaj kishin vendosur që të merrnin një fëmijë. Një nga bijat e lagjes që punonte në maternitet në Durrës iu premton që do ju sjellë një fëmijë dhe ashtu ndodh. Ky fëmijë ishte Syrjai.
Kur u rrit dhe kuptoi të vërtetën, askush nuk pranonte t?i jepte informacion, edhe prindërit vetëm heshtnin.