Sot, dita me e trishtuar e vitit

  • 4 years ago
Nëse sot jeni pa humor, melankolik dhe pesimistë, mos u mërzisni. Fajin e ka e Hëna e trishtë, ose dita me e errët e vitit. Dhe është pikërisht sot, e hëna e tretë e janarit, sipas Cliff Arnall, psikolog në universitetin e Kardifit. Sipas tij arsyet janë moti dhe pasojat e festave të fundvitit.
Por ka zgjidhje... Ngjyrat. Vishuni gëzueshëm me ngjyra të ndezura për të mbajtur larg trishtimin.
Të gjitha ngjyrat kanë domethënien e tyre, por e verdha është domosdoshmëri, simbol i energjisë dhe dritës se diellit.
Jeshilja ngjyra që simbolizon jetën, gjallërimin, roza që largon mendimet e këqija, apo e kuqja, katalizator i jashtëzakonshëm i forcës mendore.
Të gjitha këto kombinuar me një takim me miq, apo në familje, do të bëjnë që e Hëna e trishtë të kalojë shpejt.

Category

📺
TV

Recommended