SWAG Awards/ Yjet e kinematografisë që rrëmbyen trofetë prestigjiozë

  • 5 years ago
Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix ishin fituesit e çmimeve SAG për rolet e tyre si protagonist te ?Judy? dhe ?Joker?.


Një vlerësim i tillë, praktikisht konfirmon se janë në radhën e parë të garuesve për aktorin dhe aktoren më të mirë të çmimeve më të mëdha të kinematografisë, ato Oskar. Zellweger, ia kushtoi trofeun e saj yllit që portretizoi në film, të jashtëzakonshmes Judy Garland.

?Judy Garland, 50 vite më vonë, i gjithë ky komunitet këtë mbrëmje mendon për ty!?- tha Zellweger.

Çudia e mbrëmjes megjithatë ishte ?Parasite?, filmi i parë i huaj që mori çmimin SAG të filmit më të mirë, një fitore historike që lartëson kështu komedinë e zezë koerano-jugore në nivelin e pretendentes për Oskar.

Një tjetër element surprizues erdhi nga me fjalimet e falenderimit, të cilat përgjithësisht e shmangën politikën, me përjashtimin e Robert de Niros që u nderua në këtë mbrëmjë me çmimin e karrierës. Çmimet ?SAG Awards? fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë si dhe në grup në filmat artistikë, apo dramat televizive ose komedi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReneeZellweger#JoaquinPhoenix#TopChannel

Recommended