Nena: E martova vajzen 15 vjec, por nuk e mendova se..

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të Sarës. Ka qenë mamaja e saj, e cila ka rrëfyer në studio problemet me të cilat është përballur vajza e saj. Të jesh prind nuk do të thotë që je i pagabueshëm dhe diçka të tillë e pranon edhe Shqipja, e cila rrëfen se kur vajza ishte vetëm 15 vjeç, ajo e martoi.

Problemet do vinin menjëherë pas lindjes së djalit sepse ai pas 4 muajash u diagnostikua me epilepsi. Ishte e rëndë për Sarën, e cila u përpoq me bashkëshortin që vogëlushi të kurohej, madje shkuan edhe në Gjermani. Por sipas Shqipes, dhëndri i saj hoqi dorë shpejt sepse nuk pranoi më të qëndronte në Gjermani, kjo sepse e nxisnin edhe prindërit e tij.