Ora News - "Faleminderit Shqipëri!"

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Akademia solemne ?Faleminderit Shqipëri!? e organizuar nga qendra ?BogdaniPolis? e Katedrales ?Shën Nënë Tereza? sot në Prishtinë solli në vëmendje momentet e vështira gjatë luftës në Kosovë.

?24 marsi 1999 ishte një ditë e jashtëzakonshme për mua se më kujton edhe ditëlindjen time. Kisha 30-vjetorin atë ditë, por nuk pata mundësi të festoja për shkak të një lajmi akoma më të mirë për mua dhe për çdo shqiptar, nisjes së ndërhyrjes së NATO-s për t?i dhënë fund gjenocidit dhe barbarisë në Kosovë. ?

Meta nënvizoi se Shqipëria e kishte detyrë ndaj Kosovës atë që bëri.

Ilir Meta: Ju me të drejtë thoni ?Faleminderit Shqipëri?, edhe pse Shqipëria e kishte për detyrë të përballonte atë krizë të jashtëzakonshme humanitare që erdhi nga Kosova për shkak të gjenocidit të Millosheviçit. Por shpesh, kur takohemi me kolegë të tjerë të asaj kohe, e kemi të vështirë ta besojmë se si mund të përballohej një krizë e këtyre përmasave. Kriza e jashtëzakonshme humanitare u përballua falë përkushtimit dhe angazhimit të çdo shqiptari të thjeshtë.?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi falenderoi Shqipërinë

?Falenderoj Shqipërinë që hapi dyert dhe zemrat në ditët e tragjedisë së Kosovës, në kulmin e luftës. Kosova përjetë i është mirënjohëse Shqipërisë. Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur.?

Pandeli Majko atëherë kryeministër tha se bëri vetëm detyrën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/faleminderit-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended