Wake Up/ Studimi: 47 vjeҫ, mosha më e palumtur për njeriun

  • 4 years ago
Kemi dëgjuar shpesh jeta fillon në moshën 40 vje? kur njeriu ka arritur disa standarde dhe objektiva. Por një studim i fundit tregon se në varësi të moshës që kemi ne priremi që të jemi të lumtur ose më pak të lumtur. Studimi ekonomik, i realizuar nga "Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike" (National Bureau of Economic Research ), përdori të dhëna në 132 vende, përfshirë 95 në zhvillim dhe 37 vende të zhvilluara për të përcaktuar lidhjen e mirëqenies dhe moshës. Mes këtyre vendeve që janë marrë në analizë është edhe Shqipëria. Rezultoi se mosha më e palumtur është rreth 47 vje?. Më konkretisht këto të dhëna ndërkombëtare mbi lumturinë zbuluan se njerëzit në vendet e zhvilluara janë më të palumtur në moshën 47 vjeç. Ndërsa në vendet në zhvillim pika më e ulët e lumturisë është rreth moshën 48 vje?. Ajo ?farë vihet re është fakti se mirëqenia nuk varet nga të mirat materiale, gjinia, nga arsimimi, martesa, profesioni...etj por mbi të gjitha është ?ështje moshe. Megjithatë të martuarit rezultojnë më të lumtur sesa beqarët dhe më të lumtur sesa të divorcuarit po ashtu. E gjithë kjo njihet si kriza e moshës së mesme, e diskutuar nga studiuesit edhe më herët. Studimi thekson se lumturia kalon në disa faza: në fëmijëri jemi të lumtur, në adoleshencë lumturia ulet, rritet pas të 20-ve, ulet në maksimum deri në moshën 47-48 vje? dhe rritet përsëri sa më shumë që shkojmë drejt pleqërisë (kryesisht mbi 70 vje?). Prandaj, gjatë jetës sonë ne jemi më të lumtur kur jemi fëmijë dhe kur plakemi dhe rrjedhimisht kurba e lumturisë është në formë U-je, me disa luhatje në vite të ndryshme. Edhe në aspektin shkencor, tkurrja e trurit fillon gjithashtu në vitet '30 dhe '40, dhe përshpejtohet në vitet '60. Testosteroni i hormoneve seksuale (për burrat) dhe estrogjeni (për gratë) gjithashtu fillojnë të bien që në vitet '30, dhe ndryshimi mund të bëhet më i dukshëm në vitet '40. Pra, edhe këto janë disa arsye që e vërtetojnë këtë studim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel