Wake Up/ Studimi: Ja cilat janë profesionet më të rrezikuara pas pandemisë

  • 4 years ago
Një studim i kompanisë ndërkombëtare për këshillime ?McKinsey? tregon se ata që do të goditen më shumë ekonomikisht në këtë periudhë do të jenë njerëzit pa një diplomë universitare, punonjës apo profesionistë me kontrata të përkohshme, apo ata më pak të mbrojtur apo me fitime më të ulëta. Sipas studimit, në mesin e njerëzve të pushuar nga puna, atyre që nuk u janë paguar pagat, të cilëve u janë shkurtuar orët e punës dhe reduktuar pagat; do të vuajnë mbi të gjitha ata që punojnë në sektorin e shitjeve dhe shërbimin ndaj klientit, në sektorin e shitjeve me pakicë, restoranteve, hoteleri-turizëm, ndërtimi, shërbimi ndaj komunitetit, artit dhe argëtimit.
Vetëm në Europë, koronavirusi rrezikon 60 milionë vende pune ? thuajse 80% e këtyre kryhen nga profesionistë pa një diplomë universitare. Goditen më shumë ekonomikisht në këtë periudhë njerëzit pa një diplomë universitare, punonjës apo profesionistë me kontrata të përkohshme, apo ata më pak të mbrojtur apo me fitime më të ulëta. Të njëjtin fat do të kenë edhe të rinjtë e moshës 15 ? 25 vjeç, që kanë më shumë probabilitet të pushohen nga puna nga shefi i tyre krahasuar me punonjës të moshave të tjera (mbi 25 vjeç). Të gjithë këtë e diskutuam sot në me Roden Pajaj, ekspert i burimeve njerëzore, drejtor i Shërbimeve të Konsulencës për Kapitalin Njerëzor në Deloitte Shqipëri dhe Kosovë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel