Replikat ne Opinion, Vasili-Hajdarit: Do pushosh apo…

  • 4 years ago
Mbrëmjen e sotme në studion e ?Opinion? në Tv Klan, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është përplasur me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.
Ndërsa po diskutohej për tryezën e zhvilluar sot mes PS-PD-LSI, në të cilën ishte e pranishme dhe zonja Hajdari, kjo e fundit hodhi akuza mbi opozitën duke thënë se çdo marrëveshje politike që është bërë mes tyre ka qenë një mashtrim për shqiptarët.
Ajo u shpreh se arsyeja që u përfshi në atë proces është për t?u siguruar transparencë shqiptarëve.
Nga ana tjetër Vasili i ka kërkuar që të ulë zërin dhe të qetësohet, duke iu drejtuar disa herë me fjalën ?pusho?.
Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin... lere moj se s?të shkon kjo zhurmë këtu, pusho.. pusho... qetësohu. Ore do pushosh apo s?do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante...
Rudina Hajdari: Po lere se s?të pi ujë ky argument
Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur. Sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon me tre të tjerë...
Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.
Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision...
Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.
Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi...
Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti.../tvklan.al