Report TV -2 ndërmjetësues për zgjedhoren, Basha: Për reformën tryezë gjithëpërfshirëse

  • 4 years ago
TIRANË - Për opozitën e bashkuar, drafti përfundimtar për reformën zgjedhore duhet të dalë nga jashtë parlamentit, në një tryezë gjithëpërfshirëse me praninë e të gjitha forcave politike, por edhe të zërit qytetar përmes shoqërisë civile, prej nga të dalë një draft përfundimtar, i cili të miratohet me konsensus të plotë në Kuvend.

Takimi i kësaj të marte në selinë blu, i kryedemokratit Basha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatëve, u finalizua me mandatin e dy "ndërmjetësuesve" për të arritur dakordësi me mazhorancën dhe opozitën e re parlamentare në këtë proces drejt një drafti të vetëm për zgjedhoren. Ata janë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore

Recommended