Report TV -Basha sinjale dialogu Ramës për Reformën Zgjedhore

  • 5 years ago
TIRANE - Raporti i OSBE-se për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Shqipëri riktheu edhe njëherë debatin e fortë mes palëve, teksa dy palët e lexojnë si fitore, por bashkohen te rekomandimi i misionit se tani duhet të fokusohen të reforma zgjedhore, e cila duhet të miratohet sa më shpejt. Pas raportit, kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog dhe bashkëpunim edhe opozitës jashtë parlamentare për reformën zgjedhore.

"Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu e bashkepunimi, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë" tha kreu i qeverisë.

Recommended