KLSH Mustafa Kërçuku - (6 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Institucionet qeveritare dhe ato shtetërore po favorizojnë disa firma private në marrjen e tenderave. Alarmin e ka dhënë sot kreu i Kontrollit të Larte të Shtetit Mustafa Kërçuku, si konkluzion i disa kontrolleve të ushtruar nga punonjesit e tij në këto institucione.

Mustafa Kërçuku:- ?Gjatë kontrolleve që kemi bërë kemi kostatuar se shumë institucione qëndrore dhe vendore ka shpërdorime të fondeve sidomos në zërin e investimeve, në shkelje të procedurave të prokurimeve, kur nuk zbatohen procedurat sipas rregullave, ligjit përkatës të prokurimeve. Kjo nuk është thjeshtë se nuk zbatohen nga ana formale por kanë pasoja me dëm fiktiv ku favorizohen firma të ndryshme për ti dhënë kontratën e punimeve të investimeve sidomos në ndërtime. Ne tani kemi përfunduar kontrollet në ministrinë e Rendit Publik, në ministrinë e Mbrojtjes, në ministrinë e Ekonomisë dhe privatizimit, në KESH edhe në Telekom. Vetëm në Telekom kemi përfunduar materialin sipas procedurave dhe kemi kostatuar që janë bërë shkelje në tenderimin e kartave elektro postare, me një dëm efektiv prej 75 mijë dollarë, ja kemi dërguar për ndjekje penale prokurorisë?.

Por të gjitha këto kostatime nuk po bien në vesh të shurdhër. Kreu i KLSH deklaron se konkluzionet e institucionit të tij kanë shërbyer jo vetëm për korrigjime por për largimin dhe të korruptuarve nga administrata./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Category

📺
TV

Recommended