Alberto Maritati në Tiranë takimet - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

6 mijë shqiptarë në vit do të mund të punësohen legalisht në Itali. Premtimin e ka bërë sot zv/ministri i brendshëm italian Alberto Marittati në takimin që pati me zv/kryeministren shqiptare Makbule Çeço. Më mirë të liberalizohet dhënia e vizave kanë konkluduar dy politikanët sesa të ushqehet trafiku klandestin. E djathta italiane ka vazhduar Maritatti kërkon ndërprejen e ndihmave për shqipërinë por këtë ne si qeveri e konsiderojmë si absurditet.

Duke parë hapat positive të qeverisë shqiptare tha zv/ministri i brendshëm Italian ne kemi nxjerrë një dekret për pranimin e të huajve ku më të privilegjuarit janë shqiptarët, të cilët mund të hyjnë në itali me një kontratë punë. Çeço nga ana e qeverisë shqiptare falenderoj homologët Italian për ritmet e kënaqshme të legalizimit të emigrantëve shqiptar dhe rehabilitimit të tyre në Itali.

Pasi ka lënë ministrinë e Punës, zv/ministri italian Marittati ka kaluar portën e ministrisë së Rendit Publik. Me ministrin Poçi Maritatti ka diskutuar për luftën e përbashkët që uniformat blu të të dy vendeve duhet të ndërrmarin kundër trafikut klandestin. Maritati nuk ka harruar të përgëzoj policinë shqiptare për bashkëpunimin e mirë në këtë fushë me rojet bregdetare italiane, ku nuk kanë munguar dhe rezultatet./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj