Komedia "Kohë e Çmendur" - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komedia ?Kohë e Çmuar? është duke u përgatitur ne Teatrin Kombëtar, për tu shfaqur në këtë fundjavë. Nën regjinë e Alfred Bualiotit dhe Anton Qezarit, komedia sjell hallet dhe shqetësimet si dhe problemet sociale që kalojmë sot. Komedia është shkruar nga dramaturgu Ruzhdi Pulaha dhe interpretojnë aktorët më të njohur të skenës tonë si Kadri Roshi dhe Mirush Kabashi.

Kadri Roshi:- S?ka teatër kombëtar pa dramaturgji kombëtare, e theksova këtë, të ngulitet mirë se vetëm sa ka cekur në koren e siperm të trurit njerëzor. Është e guximshme vënia e kësaj pjese në skenë, se për herën e parë me burrëri prek aty ku duhet, se çfarë keni durim ta shikoni në skenë?.

Kadri Roshi i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar pas gati 10 vitesh munges. Ndërsa vetë komedia vë në lojë korrupsionin, politikën dhe mashtrimin. Të gjitha ngjarjet zhvillohen në një shtëpi kafe. Realizimi i kësaj komedie është nismë e qendrës kombëtare të teatrit të Mesdheut./tvklan.al

Recommended