Noterët konkurojnë me sekserët - (4 Prill 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Noterët janë njëra nga hallkat e rëndësishme të zinxhirit të drejtësisë. Që tek njohja e firmës dhe deri tek testament, gjithë aktet civile kalojnë përmes makinës së shkrimit dhe nën vulën e noterit. Në gjithë vendin janë 260 të tillë, 1/3 e të cilëve vetëm në Tiranë. Që nga viti 1994 ata janë privat, ndërsa tarifat ua cakton çifti ministri e Financave, ministri e Drejtësisë.

Këta njohës të ligjeve nuk njohin vetëm njërin prej tyre atë të konkurencë. Ende të pamësuar me ekonominë e tregut ata kërkojnë që shteti të kufizoj numrin e noterëve dhe të organizojë shpërndarjen e zyrave.

Gjithashtu ata kërkojnë nga shteti dhe rritjen e tarifave të shërbimit. Por noterët nuk kanë vetëm problem konkurence mes njëri-tjetrit. Këta njerëz rrinë tek ragu i tyre dhe u grabisin klientelën. Vërtet nuk kanë licenca por vulat i kopjojnë për mrekulli. Ndërsa tarifat sekserët I vendosin sipas klientit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended