• 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shotri i hedhur sot paradite ka përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në futboll. Të mërkurën e ardhshme në 12 Prill do të luajn: Në Durrës Teuta ? Dinamo dhe në Peqin, Shkumbini ? Lushnja. Ja dhe mendimet e para të trajnerëve.

Hasan Lika, trajner i Teutës:- ?Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe ne mendojmë ti kalojmë me sukses të dyja ndeshjet, si në Durrës ashtu dhe në Tiranë?.

Shpëtim Duro, trajner i Dinamos:- ?Po shortin me Durrësin ne nuk e dëshironim, se Durrësi dihet që është një nga skuadrat më të forta këtë vit, të gjitha bateritë do ti shkarkojmë në këto dy takime?.

Ramadan Shehu, trjaneri i Shkumbinit:- ?Kishim dëshirë ndeshjen e parë ta kishim në transfertë. Do të japim të gjitha forcat tona dhe mundësitë sëbashku me publikun e zjarrtë të Peqinit?.

Hysen Dedja, trajner i Lushnjes:- ?Është një shanc i mirë në favorin tonë, pa dash me pas eufori brenda. Ndeshja e parë që luhet me Peqinin, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, që pjesën më të madhe të kualifikimit, një ekip që do me arrit në finale duhet ta siguroj në fushë?./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended